Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipëria nis "provimin" për vizat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Shqipëria nis "provimin" për vizat  Empty
MesazhTitulli: Shqipëria nis "provimin" për vizat    Shqipëria nis "provimin" për vizat  Icon_minitimeMon Jul 12, 2010 11:51 pm

22:45
Në 3 shtator, përfaqësues të Komisionit pritet të paraqiten për një raport oral në Parlamentin Europian, me qëllim që të mos shtyhet votimi në seancë plenare i rezolutës mbi propozimin legjislativ për të kaluar Shqipërinë dhe Bosnjen në listën e bardhë Schengen.
Burimi: Top Channel
Shqipëria nis "provimin" për vizat  Images
Nga Brukseli kanë mbërritur në Tiranë ekspertet europianë që do të vëzhgojnë për 3 ditë me radhë përmbushjen në terren të 3 kritereve të mbetura, me qëllim heqjen e regjimit të vizave Schengen.

Bazuar në rekomandimin e Komisionit Europian që u publikua më 27 maj të këtij viti, ekspertët duhet të vlerësojnë nëse Shqipëria kënaq zbatimin e një strategjie e politike që mbështet riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar, forcimin e kapaciteteve të zbatuesve të ligjit dhe implementimin efikas të kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe atë mbi konfiskimin e aseteve kriminale.

I njëjti ekip, javen e kaluar vizitoi dhe Sarajevën për të parë përmbushjen e 3 kritereve të mbetura, sipas Komisionit, për qeverinë boshnjake.

Pas vëzhgimit në terren këtë javë nga ekspertët e Komisionit dhe vendeve anëtare, informacioni do t'u kalojë zyrtarëve të Komisionit Europian, të cilët pritet të përpilojnë në shtator vlerësimin nëse Shqipëria dhe Bosnja i përmbushin kushtet për heqjen e vizave.

Në 3 shtator, përfaqësues të Komisionit pritet të paraqiten për një raport oral në Parlamentin Europian, me qëllim që të mos shtyhet votimi në seancë plenare i rezolutës mbi propozimin legjislativ për të kaluar Shqipërinë dhe Bosnjen në listën e bardhë Schengen.

Draft-rezoluta prezantohet këtë javë nga raportuesja Tanja Fajon. Në rast se ekspertët vlerësojnë se Shqipëria i ka përmbushur kriteret e mbetura, vendimi përfundimtar do të merret në Këshillin e Ministrave të Brendshëm dhe hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Shqipëria nis "provimin" për vizat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëria me bregdet të mrekullueshëm dhe çmime të përballueshme
»  Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika shqipetare-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions