Olsi Admin
Numri i postimeve : 21 Data e Regjistrimit : 26/06/2010 Mosha : 39 Vendodhja : Rome/ Itali
| Titulli: I biri padit të ëmën për Facebook. Thu Jul 01, 2010 10:40 pm | |
| Në kohën kur (të paktën në Amerikë) çdokush padit çdokënd për shkak të marrëzive të lloj-llojshme, lajmi që një 16-vjeçar ka paditur të ëmën për shkak të shqetësimit në Facebook nuk duket edhe aq i çuditshëm. Ky tinejxher nga Arkansansi ka akuzuar të ëmën se ia ka hackuar Facebookun, ka ndryshuar passwordin e tij, dhe ka vendosur statuse të cilat ishin negative për të. Nëna në anën tjetër mbrohet me faktin që në Facebookun e të birit kishte lexuar që ai kishte vozitur 120 km në orë, pasi që ishte fjalosur me të dashurën, gjë që e ka shtyrë të provojë të kuptojë më shumë detaje për jetën e të birit, sepse ishte e brengosur. Përndryshe, e ëma nuk është kujdestare legale e akuzuesit të mitur, por e ëma e saj, pra gjyshja e djaloshit, por ajo thekson që ajo dhe i biri gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme. Si do të përfundojë kjo mbetet të shihet, pasi që këtu është shumë e hollë vija mes shqetësimit dhe dëshirës së nënës që të jetë e përfshirë dhe të ndihmojë të birin. | |
|