Rrjeti
social virtual më i njohur më botë, Facebook, mund të jetë sponsori i
ri i kombëtares së Anglisë.
Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “Daily
Mail”, sipas të cilit federata angleze e futbollit do të përfitojë rreth
48 milionë euro, gati dyfishi i shumës që përfiton aktualisht nga
sponsori “Nationwide”.
Gjithsesi, Facebook-u duhet fillimisht të
mposhtë konkurrencën e “Orange”-s dhe “Bankës së Santander”-it.