Duke
prezantuar programin e presidencës belge, Leterm tha se do të ndiqen
disa vija kryesore, që janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe dalja
nga kriza, qëndrueshmëria e ekonomisë dhe e shoqërisë, programi i
Stokholmit, përkatësisht bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të
punëve të brendshme, si dhe zgjerimi i BE-së me Turqinë dhe vendet e
Ballkanit.
Burimi:
Evropa e Lire
Zgjerimi
i Bashkimit Evropian dhe e ardhmja evropiane për të gjitha vendet e
Ballkanit Perëndimor do të mbesin ndër prioritetet e Unionit gjatë
kryesimit gjashtëmujor të Belgjikës me BE-në, deklaruan kryeministri
belg, Iv Leterm, dhe shef i diplomacisë, Steven Vanakere.
Duke prezantuar programin e presidencës belge, Leterm tha se do të
ndiqen disa vija kryesore, që janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe
dalja nga kriza, qëndrueshmëria e ekonomisë dhe e shoqërisë, programi i
Stokholmit, përkatësisht bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të
punëve të brendshme, si dhe zgjerimi i BE-së me Turqinë dhe vendet e
Ballkanit.
Në konferëncën për media, Leterm tha se zgjerimi i BE-së “është një nga
çështjet më të rëndësishme” dhe shtoi se “Belgjika është mbështetëse e
zjarrtë e integrimeve evropiane”.
Shefi i diplomacisë belge, Steven Vanakere, tha se “Bashkimi Evropian
duhet të shfrytëzojë mundësinë historike që është krijuar për zgjerim”.
Ai tha se të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Unionit, “duhet
të kenë të ardhme evropiane”.