Berlin -
Tregu i punës në Gjermani po shfaq sinjale të reja përmirësimi. Gjatë
muajit qershor numri i të papunëve është reduktuar me 21 mijë persona.
Me shifrat e fundit njoftohet se Gjermani ka 3.23
milionë, i cili është niveli më i ulët që prej dhjetorit 2008.
Megjithëse parashikimet ishin që të papunët të reduktoheshin me 30 mijë
persona, shenjat e fundit shihen si tepër pozitive për ekonominë
gjermane.