Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kriza, Shulz: Negociatat me liderët politikë po vazhdojnë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Kriza, Shulz: Negociatat me liderët politikë po vazhdojnë Empty
MesazhTitulli: Kriza, Shulz: Negociatat me liderët politikë po vazhdojnë   Kriza, Shulz: Negociatat me liderët politikë po vazhdojnë Icon_minitimeThu Jul 08, 2010 12:11 am

Kriza, Shulz: Negociatat me liderët politikë po vazhdojnë Martin_Schulz1
Buksel – Kryetari i grupit socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Martin Shulz thekson se negociatat me liderët politikë shqiptarë për zgjidhjen e krizës politike do të vazhdojnë më tej.
Ndryshe nga sa theksoi gjatë vizitës së tij në Tiranë kreu i Partive Popullore Europiane, Zhozef Daul, se në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë politike, kryetari I grupit të majtë, Schulz, vuri në dukje ekzistencën e ngërçit politik, duke thënë se edhe komisioneri europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, ndante të njëjtat pikëpamje me të.

"Për Shqipërinë, vura re që në konkluzionet e Këshillit Evropian të Ministrave të Jashtëm, gjatë takimit që u mbajt në Luksemburg, u përmend iniciativa e Parlamentit, duke iu referuar angazhimit të z. Daul dhe timit. Unë dhe komisioneri Fyle e kuptuam këtë si inkurajim për të vijuar dialogun me opozitën e qeverinë atje, derisa të arrihet një moment i pajtimit të brendshëm në vend", u shpreh dje Schulz gjatë një konference për shtyp.

Duke iu referuar situatës së pazgjidhur politike, kreu i grupimit socialdemokrat në PE, specifikoi se diskutimet brenda grupimeve kryesore politike në PE po diskutojnë me përfaqësuesit e forcave politike shqiptare për të arritur në një marrëveshje.

"Preferoj mos të bëj vërejtje për këtë apo atë, sepse, siç e dini, të gjitha këto negociata janë gjithmonë të ndjeshme e duhen respektuar interesat e të gjitha partive respektive, të cilat janë shumë heterogjene. Ndaj, ju lutem pranoni përgjigjen time që do ta limitoja në: Po, ne vazhdojmë dhe shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje", përfundoi Schulz deklaratën e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Kriza, Shulz: Negociatat me liderët politikë po vazhdojnë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika e huaj-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions