Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

  Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 37
Data e Regjistrimit : 26/06/2010
Vendodhja : Europa

 Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen Empty
MesazhTitulli: Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen    Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen Icon_minitimeSat Jun 26, 2010 5:23 am

Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen

25 Qer
"Shqipëria, pas përparimeve të mëdha e të dukshme që ka bërë, meriton plotësisht të jetë pjesë e familjes evropiane”, tha kreu i grupeve të PE
Burimi:
ikub.al



daultetopiPresidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Kryetarin e Grupit të Partive Popullore të Parlamentit Evropian, Zhozef Daul dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të një vizite zyrtare dyditore në vendin tonë. Pasi shprehu kënaqësinë e këtij takimi të veçantë dhe pasi e njohu zotin Daul me situatën politike aktuale në vend, Presidenti Topi vlerësoi lart dhe njëkohësisht falënderoi Dull për rolin e tij të rëndësishëm dhe kontributin e çmuar në zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri dhe si një nga përkrahësit më të palëkundur të perspektivës evropiane të vendit tonë. Duke shprehur bindjen se Shqipëria do të dijë të plotësojë kushtet dhe detyrimet e kërkuara për anëtarësimin sa më shpejt në Bashkimin Evropian, Presidenti Topi vuri në dukje se “me vullnetin politik të palëve, pas rivendosjes së dialogut politik institucional mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me angazhimin serioz të tyre, ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjidhja të vijë në mënyrë institucionale dhe në funksion të demokracisë dhe të interesave të qytetarëve shqiptarëve." Nga ana e tij, Kryetari i Grupit të Partive Popullore të Parlamentit Evropian, Zhozef Daul, pasi falënderoi Presidentin Topi për pritjen e përzemërt, nënvizoi faktin se “palët dhe drejtuesit e lartë politikë shqiptarë duhet të shohin nga e ardhmja demokratike e të zbatojnë rregullat që imponon demokracia në respekt të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës”. Në të njëjtën kohë, zoti Daul garantoi se “procesi i liberalizimit të vizave për shqiptarët nuk do të ndalet për asnjë arsye, sepse shqiptarët duhet të lëvizin të lirë dhe se Shqipëria, pas përparimeve të mëdha e të dukshme që ka bërë, meriton plotësisht të jetë pjesë e familjes evropiane.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Topi pret Zhozef Daul: Kriza? Vizat do liberalizohen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëria nis "provimin" për vizat
» Presidenti Topi uron Obamën për Ditën e Pavarësisë
» Kriza, Shulz: Negociatat me liderët politikë po vazhdojnë
» Moska pret rifillim të negociatave me Iranin
» FMN pret rritje të ekonomisë globale prej 4,5 %

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika shqipetare-
Kërce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions