Tiranë – Zyra
Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës bëri të mundur ekstradimin nga
Madridi të shtetasit Mandi Baha, i dënuar për vjedhje me armë në
bashkëpunim.
29-vjeçari i lindur në Xibrakë të Elbasanit, në
korrik të vitit 1998, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të
armatosur dhe të maskuar, kanë grabitur disa udhëtarë në vendin e
quajtur “Kanali me Kama” në dalje të Elbasanit.
Ai ishte
dënuar nga gjykata me 6 vite burg. Si rezultat i bashkëpunimit të
Interpol Tiranës me Interpol Madridin, më datë 16 shkurt 2009, u bë i
mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit
Mandi Baha.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i
është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.