Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Përleshjet në Hamallaj, burg për të arrestuarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Përleshjet në Hamallaj, burg për të arrestuarit Empty
MesazhTitulli: Përleshjet në Hamallaj, burg për të arrestuarit   Përleshjet në Hamallaj, burg për të arrestuarit Icon_minitimeMon Jul 05, 2010 1:59 am

Përleshjet në Hamallaj, burg për të arrestuarit Hamallaj-perleshje1Durrës
- Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës dha masën e arrestit me burg për
tre shtetasit e përfshirë në përleshjen me policinë në fshatin
Hamallaj, ku mbetën të plagosur 4 policë.

Dy prej tyre kanë marrë masën e 20 ditëve burg,
ndërsa personi i tretë përfitoi për shkak të moshës, por do të paraqitet
me detyrim në policinë gjyqësore të Rrethit Durrës.

Prokurori i
çështjes, Vladimir Mara përshkroi në seancë të gjithë ngjarjen që
ndodhi gjatë paradites së enjte kur turma qëlloi me gurë, bomba molotov
dhe shkopinj forcat e rendit. Ai u paraqit me të njëjtat akuza që kishte
ngritur edhe policia, goditje e një punonjësi të policisë për shkak të
detyrës e kryer në bashkëpunim, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime
dhe manifestime të paligjshme, pengim të mjeteve të transportit si dhe
prishje të rendit dhe qetësisë publike. Prokuroria vlerësoi faktin se
nga përleshjet u lënduan 4 efektiva të policisë, 3 prej të cilëve
ndodhen ende nën terapi në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të hënën
pritet të jepet vendimi edhe për 2 shtetas të tjerë, të cilët kanë të
njëjtat akuza, por që u arrestuan një ditë pas ngjarjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Përleshjet në Hamallaj, burg për të arrestuarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions