Vlorë –
Aksioni i Policisë së Bashkisë së Vlorës për prishjen e ndërtimeve pa
leje ka hasur në kundërshtimin e disa pronarëve të objekteve.
Ky aksion ka për qëllim shembjen e ndërtimeve që
pengojnë projektet infrastrukturore në qytetin bregdetar. Kundërshtimi i
pronarëve është hasur në segmentin rrugor pranë shkollës së muzikës, ku
paraditen e sotme Policia Bashkiake në bashkëpunim me atë të Rendit
ndërmorën aksionin.
Policia ka shoqëruar disa prej rezistuesve,
dhe më pas aksioni ka vijuar normalisht.