Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjoba për bizneset e papajisura me kasa fiskale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Gjoba për bizneset e papajisura me kasa fiskale Empty
MesazhTitulli: Gjoba për bizneset e papajisura me kasa fiskale   Gjoba për bizneset e papajisura me kasa fiskale Icon_minitimeThu Jul 08, 2010 12:00 am

Gjoba për bizneset e papajisura me kasa fiskale Kasa_fiskale2

Tiranë – Bizneset e vogla që nuk janë pajisur me kasa fiskale do të përballen me gjoba, të cilat variojnë nga 100 mijë lekë e deri në mbylljen e biznesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se afati për pajisje me kasa fiskale përfundoi më 30 qershor, dhe tani nuk do të ketë më shtyrje afati. Zyrtarisht nuk jepet një shifër se sa është numri i bizneseve të vogla që janë pajisur me kasa fiskale, por brenda periudhës qershor 2010, personat e regjistruar ne biznesin e vogël, të cilët ushtrojnë veprimtari në bashkitë e Tiranës, Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës, duhet të kishin mbyllur këtë proces.
Prej tetë ditësh ka hyrë në fuqi faza e re e vendosjes së kasave fiskale për biznesin e vogël në rajone të tjera të vendit.

Ndërkohë, administrata tatimore do të nisë shumë shpejt procesin e verifikimeve në terren dhe aksionet për kontrollin ndaj bizneseve për kasat fiskale. Mbi bazën e ligjit "Për procedurat tatimore", inspektorët kanë të drejtë t’i gjobisin bizneset në masën 100 mijë lekë kur kapen herën e parë pa kasë fiskale, dhe 500 mijë lekë kur përsëritet shkelja. Në herën e tretë u pezullohet aktiviteti për 6 muaj, e deri në mbylljen e tij.

Sipas nenit 55 të procedurave tatimore, tatimpaguesit që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

Në vend janë mbi 90,000 biznese të vogla dhe vetëm në Bashkinë e Tiranës, në fund të vitit 2009, numëroheshin rreth 20,000 të tilla. Ndërkohë, shitësit ambulantë nuk do të përfshihen në procesin e pajisjes me kasa fiskale.

Instalimi i kasave fiskale do të eliminojë evazionin fiskal që ka ekzistuar në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit, si identifikimin me lehtësi i rasteve të shitjeve të mallit pa faturë fiskale dhe eliminimin e praktikës së deklarimit të çmimeve shumë më të ulëta nga ato reale. Për një numër të konsiderueshëm të bizneseve në Shqipëri, veçanërisht për bizneset e vogla, instalimi i kasave fiskale mbart një kosto të konsiderueshme. Instalimi i kasave është diskutuar gjerësisht gjatë dekadës së fundit, që kur një projekt i ngjashëm dështoi në zbatim në vitet ’90.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Gjoba për bizneset e papajisura me kasa fiskale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Ekonomia dhe Biznesi-
Kërce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions