Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aleanca Kosovare e Biznesit shpall Dr. Shyqyri Haxhën menaxher të vitit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Aleanca Kosovare e Biznesit shpall Dr. Shyqyri Haxhën menaxher të vitit Empty
MesazhTitulli: Aleanca Kosovare e Biznesit shpall Dr. Shyqyri Haxhën menaxher të vitit   Aleanca Kosovare e Biznesit shpall Dr. Shyqyri Haxhën menaxher të vitit Icon_minitimeThu Jul 08, 2010 1:03 am

Aleanca Kosovare e Biznesit shpall Dr. Shyqyri Haxhën menaxher të vitit HAXHA7
Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a, Dr. Shyqyri Haxha, është shpallur menaxher i vitit për periudhën 2009 – 2010, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, për menaxhim të suksseshëm dhe të arritura afariste.
“Me punën e vet, Dr. Shyqyri Haxha, ka arritur që ta ngrisë performancën e PTK-së prej momentit kur ai është vendosur në krye të kësaj kompanie. Kam mendimin që njerëzit si ju, që kanë punuar dhe kontribuar meritojnë më tepër se një shpërblim të tillë, si ky që po ua ndajmë sot”, është shprehur Agim Shahini, kryetar i AKB-së, me rastin e ndarjes së mirënjohjes.
Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka vlerësuar se kjo mirënjohje vjen si rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të madh që ai personalisht, ekipi menaxhues dhe punëtorët e PTK-së, kanë treguar gjatë kësaj periudhe.
“Ndarja e kësaj mirënjohjeje më bën të ndjehem me të vërtetë shumë krenar, andaj më duhet të theksoj se ne kemi punuar shumë, kemi punuar me zell, së bashku me të gjithë kolegët, ekipin, i cili më ka ndihmuar që të arrijmë suksese, gjë që më bën që të vazhdojë të punojë edhe më shumë dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha. Andaj, këtë mirënjohje e marrë më tepër si një obligim për të punuar edhe më tepër për të mirën e të gjithëve”, ka pohuar Dr. Haxha me rastin e pranimit të mirënjohjes nga Aleanca Kosovare e Biznesit.
Aleanca Kosovare e Biznesit ka shpallur gjithashtu Postën dhe Telekomin e Kosovës, kompaninë më të sukseshme, e cila përveç arritjeve të mëdha biznesore ka qenë kontribuesi më i madh në buxhetin e Republikës së Kosovës.
PTK ka derdhur mbi 335 milionë euro në Buxhetin e Kosovës, në periudhën 1 janar 2009 – 31 maj 2010, përmes formave të ndryshme të tatimit.
“PTK në vitin 2009 - 2010 ka dhënë një kontribut të madh në buxhetin e Kosovës, një kontribut të madh në tatime të ndryshme. PTK duhet të jetë shembull për të ngritur vetëdijen dhe performancën e kompanive të tjera, se si një kompani duhet të menaxhohet, që edhe ato me punën e tyre të jenë edhe më të suksesshme në të ardhmen”, është shprehur kreu i AKB-së, z. Agim Shahini.
Nuk është hera e parë që Posta dhe Telekomi i Kosovës, vlerësohet si kompania më e suksesshme në vend dhe kontribuesi më i madh në buxhetin e Kosovës, ndërsa për Dr. Haxhën kjo nuk është mirënjohja e parë, për arsye se ai është vlerësuar në vazhdimësi për punën e suksesshme dhe performancën e lartë që ka treguar që prej ardhjes së tij në krye të PTK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Aleanca Kosovare e Biznesit shpall Dr. Shyqyri Haxhën menaxher të vitit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Ekonomia dhe Biznesi-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions