Fatjon Boss
Numri i postimeve : 215 Data e Regjistrimit : 29/06/2010 Vendodhja : Europa
| Titulli: Kush shkakton dhimbje të disa kyçeve njëkohësisht? Thu Jul 08, 2010 10:18 pm | |
| Shkaqet më të rëndësishme të dhimbjes së kyçeve mund të jenë proceset e degradimit kërcor-kockor, mahisja jomikrobike dhe sëmundjet e indeve në afërsi të kyçeve. Përsa i përket degradimit kockor-kërcor ai është një çekuilibrim metabolik që normalisht fillon rreth dekadës së tretë ose më vonë, por nuk përjashtohet as në moshat e reja. Këtu luan rol ushqimi, dieta, veprimtaria fizike, mjedisi, ilaçet, kimikatet, abuzimi me alkoolin, duhanin etj. Ritmi degradues varion në vartësi të çrregullimeve në ekuilibrin ujoro-mineral si pasojë e veprimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, në përthithjen dhe formimin e kombinacioneve të nevojshme. Sistemi i gjëndrave me derdhje të brendshme, vitaminat dhe trashëgimia kanë ndikim të pazëvendësueshëm në shpejtimin dhe ngadalësimin e procesit të degradimit dhe përtëritjes së indeve të organizmit të njeriut. Individët kanë në organizmin e tyre të veçantat krahas prirjeve të përbashkëta, të cilat janë përmirësuar përmes përzgjedhjes dhe eliminimit gjatë procesit të evolucionit. Përveç gërryerjes, në kërcin e kyçeve mund të ketë gumgime të vogla që provokojnë dhimbje dhe vështirësi lëvizjeje. Këto mund të evidentohen gjatë prekjes me gishtat e dorës ose gjatë filmimit me rreze X të kyçeve dhe të kockave. Prania e lëngut të shtuar lubrifikues të kyçeve nuk përjashtohet. Keqfurnizimi i indeve, i kockës dhe i kërcës me gjak ose me përbërës të tij mund të jetë manifestim i sëmundjes së ceflosjes së damarëve (arterosklerozës) ose defekteve në rruazat e gjakut (si talasemia etj.). Mahisja jomikrobike e kyçeve mund të shkaktohet nga bashkimi i qelizave të dëmtuara dhe lëshimi i përbërësve të tyre në hapësirën ndërkërcore të kyçit përkatës. Procesi i autoagresionit imunologjik mund të shtrijë dëmtimin jo vetëm në një, por në disa kyçe. Sëmundje të tilla si artriti rheumatoid, sëmundja e ujkut(lupusi eritematos), podagra dhe pseudopodagra mund të shoqërohen me ënjtje, skuqje, nxehtësi lokale, lëndim dhe vështirësi të lëvizjes së segmenteve kufizues të kyçit të prekur. Dhimbja e kyçeve mund të lidhet edhe me sëmundje të indeve rrethues ose fqinje si ato të lëkurës, të dejve, të muskujve etj. | |
|