Fatjon Boss
Numri i postimeve : 215 Data e Regjistrimit : 29/06/2010 Vendodhja : Europa
| Titulli: Ekspertët: Konomi u qëllua nga vrasës me pagesë Fri Jul 09, 2010 10:36 pm | |
| 17:23 Një grup i posaçëm hetimor, ka administruar të gjitha provat, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të vrasjes Burimi: Klan Franc Konomi, është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. 24 orë pas vrasjes së tij brenda automjetit, fare pranë "Ushtarit të Panjohur", ekspertë të policisë kriminale, kanë arritur në konkluzionin se vrasësit e 42-vjeçarit Konomi, janë paguar shtrenjtë për ta eliminuar atë. Ndonëse me një mal problemesh, Konomi udhëtonte me një makinë jo të blinduar, gjë e cila është marrë në konsideratë nga ekzekutorët, të cilët kanë qëlluar drejt xhamit të drejtuesit dhe jo drejt trupit të makinës. Një grup i posaçëm hetimor, ka administruar të gjitha provat, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasje. Autorët janë larguar menjëherë pas kryerjes së këtij krimi me një mjet të vetëm, kotorr. Grupi hetimor aktualisht po heton në disa pista duke u nisur edhe nga fakti që viktima ka qenë person me precedentë penalë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një sërë provash materiale, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Prej më shumë se 20 vitesh, Konomi ka jetuar me frikën e hakmarrjes. Ai shpesh ndërronte destinacion. | |
|