Ka arritur në 5 miliardë numri i përdoruesve të telefonave celularë, njoftoi kompania suedeze e telefonisë, Ericsson. Sipas saj, çdo ditë regjistrohen rreth 2 milionë abonentë të rinj në mbarë botën.
Ekspertët e kompanisë në fjalë llogarisin që deri në vitin 2020, bota do të ketë 50 miliardë shfrytëzues të telefonave celularë dhe të pajisjeve të tjera që lidhen me rrjetet mobile.