Fatjon Boss
![Boss Boss](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars6.gif)
![Fatjon](https://2img.net/u/2612/14/43/76/avatars/4-14.jpg)
Numri i postimeve : 215 Data e Regjistrimit : 29/06/2010 Vendodhja : Europa
![U kapën me 5,5 kg “heroinë”, nga ekpertiza rezulton paracetamol Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: U kapën me 5,5 kg “heroinë”, nga ekpertiza rezulton paracetamol Mon Jul 12, 2010 11:57 pm | |
| 18:46 Fluturim Syla dhe Artur Murati u ndaluan 19 ditë më parë në rrugën “Don Bosko” me 5,5 kg “pluhur të bardhë” Burimi: Klan ![U kapën me 5,5 kg “heroinë”, nga ekpertiza rezulton paracetamol Images](http://www.ikub.al/Handlers/Images.ashx?id=fad435aa-06d5-4431-b1ab-2cfa2163c0ad) Burimet zyrtare të Prokurorisë së Tiranës saktësuan se po kryhen verifikimet e fundit të dosjes penale të dy adoleshentëve, Fluturim Syla dhe Artur Murati të ndaluar 19 ditë më parë në rrugën “Don Bosko” me 5,5 kg “pluhur të bardhë”. Nga analizat e ekspertëve rezultoi se lënda që transportonin të rinjtë ishte paracetamol i grirë, ç’ka bëri që prokurori i çështjes të rishikojë pozicionin e të akuzuarve. Me përfundimin e akt–ekspertimit, vepra penale për “prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndës narkotike“ bie poshtë, çka ka bërë që akuza të mbyllë dosjen. Në ditët që vijojnë, pritet që Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë të urdhërojë lirimin e dy të rinjve, pasi nuk kanë konsumuar veprën | |
|