Korçë – Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë fshatin Pojan të Korçës gjatë kohës që po ndiqej finalja e Botërorit, ku kanë mbetur të vrarë dy persona.
Viktima i parë, i quajtur Altin Liçolli është qëlluar me armë zjarri nga një person i panjohur, në momentin që ndodhej në dyqanin e tij se bashku me një të afërm. Vrasësi ka hapur derën e dyqanit dhe ka qëlluar pa paralajmërim mbi ta, duke e lënë të vdekur në vend pronarin 32-vjeçar dhe plagosur rëndë mikun e tij 40-vjeçar.
Miku i viktimës, Arben Mica, ndërroi jetë më pas në spital. Policia e mbërritur në vendngjarje e gjeti të vdekur 32-vjeçarin Liçolli, ndërsa 40-vjeçari Mica ndodhej në gjendje kritike për jetën.
Policia ka marrë në pyetje disa persona për të mësuar më shumë në lidhje me ndonjë konflikt që mund të kishte 32-vjeçari. Ngjarja mendohet të ketë qenë e parapërgatitur mirë, pasi autori ka arritur të largohet menjëherë.