Kristaq Papajorgji një paraqitje
befasuese në “Kush do të bëhet milioner”, pas gongut loja për dije
vazhdon edhe në faqen virtuale në
www.milioneri.com.I ardhur
nga edicioni i kaluar rrugëtimin e mëtejshëm e vazhdon Uliks Ekmekçiu
nga Durrësi. Pas pragut të parë ai vazhdon në pyetjet e mëtejme për te
treguar dije deri në pyetjen e tetë për tu tërhequr dhe pajtuar me
vlerën prej 650 euro. Kandidatë tjerë ishin Vullnet Malazogu
(Prishtinë), Kristaq Papajorgji (Tiranë), Xhavit Azemi (Prishtinë),
Elona Selmani Fejzullai (Peshkopi), Flamur Arifi (Gjilan), Dafina
Hajredini (Prishtinë) dhe Agron Bakiu (Tiranë). Në gishtin më të shpejtë
tregohet Kristaq Papajorgji i cili në profesionin e policit tregoi jo
vetëm një fleksibilitet qëndrimi e sjelljeje të paparë por edhe një
tregues i shembullit të dijetarit dhe profesionalizmit të treguar në
prezencën dhe paraqitjen e tij në Karrikën e Nxehtë dhe opinionit
kuizdashës.
Sipas Papajorgjit profesioni i policit dhe jo vetëm ai është një
mënyrë ku punon, ku kalon kohën bukur. Derisa për një polic trafiku
shpejtësia është e ndalur në “Kush do të bëhet milioner” shpejtësia nuk
është e kufizuar. Nëse dikujt i është dashur përgjatë afër 60 edicioneve
në formatin më të popullarizuar edhe te shqiptarët, atëherë kandidatit
Kristaq Papajorgji i është dashur evituar gabimi dhe nxitimi, po ja që
kuizi është i tillë po që konkurruesit mbeten në mendjen e teleshikuesve
e mbi të gjitha ata shpërfaqin dijen dhe marrin epitetin e njerëzve që
dinë dhe që i japin shoqërisë.
Pas kandidatit nga Tirana sikur u mëdyshen kandidatët tjerë dhe
asnjë nuk ishte i saktë në gishtin më të shpejtë! Në tentativën e dytë
doli Xhavit Azemi (7. 542), një kimist me profesion por që kishte
ushtruar për shumë vite edhe redakturën në programin shkollor në RTK. Ai
arrin deri në pyetjen e 9 për tu tërhequr dhe pajtuar me shumën prej
850 euro. Pikërisht në prag të përfundimit gongu do t’i jap fundin edhe
të këtij edicioni. Formati kush do të bëhet milioner” nuk përfundon
vetëm me shenjën e gongut. Ai vazhdon nëpër shtëpitë Tuaja me skemën
virtuale, si përgatitje dhe verifikim për dije, në lojën online në
adresën
www.milioneri.com.