Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BE fton Prishtinën dhe Beogradin për dialog

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

BE fton Prishtinën dhe Beogradin për dialog Empty
MesazhTitulli: BE fton Prishtinën dhe Beogradin për dialog   BE fton Prishtinën dhe Beogradin për dialog Icon_minitimeThu Jul 01, 2010 9:16 pm

BE fton Prishtinën dhe Beogradin për dialog Morantinos2Bruksel -
Ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos, përsëriti qëndrimin
si të presidencës spanjolle ashtu edhe të Spanjës si vend anëtar i
Bashkimit Evropian se nuk ndërhyn për çështjen e statusit mes Prishtinës
dhe Beogradit, por insiston në nevojën për dialog mes tyre.

“Pavarësisht nga njohja apo mosnjohja, Spanja ka
inkurajuar serbët dhe kosovarët që të punojnë në çështjet praktike, në
mënyrë që të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe ky do jetë angazhimi ynë i
vazhdueshëm, pavarësisht çështjeve legale dhe çështjes së njohjes”,
deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Angel Moratinos.

Moratinos
shpjegoi se shteti, të cilin ai e përfaqëson, nuk involvohet në
çështjet e statusit të Kosovës dhe precizoi se apeli për dialog bëhet
vetëm për aspektin praktik, sepse kjo do ndihmonte në avancimin e
kushteve të jetës të qytetarëve të rajonit. Sa i përket statusit, pohoi
Moratinos, kjo u takon palëve të vendosin.

Migel Angel Moratinos
theksoi se konferenca e suksesshme e Sarajevës do shërbejë që
institucionet evropaine të mbajnë dhe vazhdojnë angazhimin e BE-së në
rajon dhe se do përmirësohet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin
Perëndimor.
Kjo ishte dita e fundit e prononcimeve të Moratinosit në
cilësinë e kryesuesit të Bashkimit Evropian, sepse Spanja përfundon
mandatin gjashtëmujor. Që sot presidencën e radhës së Bashkimit Evropian
e mori Belgjika.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
BE fton Prishtinën dhe Beogradin për dialog
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika e huaj-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions