Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 2 Korriku 1990, arratisja drejt lirisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

2 Korriku 1990, arratisja drejt lirisë Empty
MesazhTitulli: 2 Korriku 1990, arratisja drejt lirisë   2 Korriku 1990, arratisja drejt lirisë Icon_minitimeThu Jul 01, 2010 9:23 pm

2 Korriku 1990, arratisja drejt lirisë Hyrja_ne_ambasada1Tiranë –
Nesër përkujtohet 2 Korriku, datë e shënuar në historinë e Shqipërisë
si “dita e rrëzimit përfundimtar të murit të Berlinit”, që ndante
bllokun lindor komunist nga ai perëndimor.

Më 2 korrik 1990, mijëra shqiptarë hynë masivisht
në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan edhe
me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pasuesve besnikë të
Sigurimit të Shtetit.

Qershori i vitit 1990 u shoqërua me
disa të plagosur, ndërkohë që jozyrtarisht thuhet se pati edhe një numër
të vrarësh që tentonin të kalonin kufirin.

Ambasadori
gjerman i asaj kohe në vendin tonë, Verner Daum, në një intervistë për
DW, ka deklaruar se shqiptarët e parë shkuan në ambasadën greke. Sipas
tij, ata ishin 15 deri në 25 veta, ndërkohë që disa të tjerë shkuan në
ambasadat egjiptiane, italiane, por edhe franceze.

Daum gjatë
intervistës së tij, rrëfen se në atë kohë i ka kërkuar punonjësit të
sigurimit të kufirit federal që të linte të pakyçur derën e Ambasadës,
në mënyrë që të vihej re nga njerëzit dhe ata të fillonin të futeshin
aty.

Pasi kjo u vu re, një “Skoda” shembi murin rrethues të
godinës së Ambasadës Gjermane, duke u futur brenda me një numër
shtetasish shqiptarë që kërkonin azil politik. Veprimi u përshëndet
menjëherë nga qeveria e Bonit, e cila i konfirmoi mbështetjen
azilkërkuesve shqiptarë.

" Dy apo tri vite më parë kam mësuar
nga ambasadori shqiptar në Londër, që asokohe ka qenë shef i kabinetit
të Reis Maliles, se qeveria e Ramiz Alisë kishte vendosur ta sulmonte
ushtarakisht ambasadën gjermane si dhe ambasadat e tjera, por vihej
theksi mbi atë gjermane. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë unë nuk do të
isha këtu përpara jush, por do të kisha ndoshta një monument në Tiranë.
Qeveria ishte e vendosur për këtë sulm, por Reis Malile kishte kërcënuar
se do të jepte dorëheqjen publikisht dhe do t'i bënte publike të gjitha
detajet. Pra, ai arriti ta bllokojë këtë vendim", deklaron
ish-ambasadori Daum për DW.

Por, si fakt njihet
se tentativa e parë “e hyrjes” brenda selive të përfaqësive të huaja
diplomatike, u shënua më 20 qershor. Autobusi firzamonikë me targë TR
00301, i drejtuar nga 30-vjeçari Bujar Alikaj dhe Edmond Vokshi ndaloi
“rastësisht” rreth orës 07:40 pranë mureve të ambasadës greke. Pas
kësaj, dy djemtë e rinj hapin baxhon e sipërme të autobusit, e prej
andej hidhen në territorin e brendshëm të ambasadës greke, duke e zënë
në befasi policinë shqiptare.

Më 23 qershor 1990, kamioni
“Liaz” i drejtuar nga Fatos Kaceli, shpërtheu portën hyrëse të ambasadës
italiane, ndërsa të nesërmen rreth orës 22:00, “Skoda” e drejtuar nga
Kastriot Mano çau murin e ambasadës gjermane, duke e shembur atë. Në
makinë, përveç shoferit ndodheshin edhe Burhan Kalaja, Gëzim Tota, Ilia
Miri e disa të tjerë.

Por, “spektakli” më i madh ishte
shembja e murit të ambasadës turke me një makinë plehrash dhe disa
persona të veshur si punëtorë të komunales. Të vetmet ambasada që nuk
pranuan bujtësit e terrorizuar nga regjimi komunist, ishin ambasadat
kubane dhe ajo kineze.

Hyrja në ambasadat e huaja në Tiranë
vijoi edhe pas datës 2 korrik, nën vëzhgimin e policisë, e cila për
disa ditë rresht kishte marrë urdhër të mos reagonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
2 Korriku 1990, arratisja drejt lirisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përkujtohet institucionalisht 9 Korriku i vitit 1997 dhe dëshmorët e flamurit kombëtar shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions