Prodhuesi
japonez i automobilave, Tojota, njoftoi sot se afro 270 mijë vetura,
përfshirë edhe tipin Lexus, kanë gabime në motorë.
Zëdhënësi Hideaki Homma, tha se kompania ende po i vlerëson masat se
si të veprohet me motorët me gabim, që mund të ndalen derisa vetura
është në lëvizje.
Tojota, që është prodhuesi i dytë më i madh në botë i automobilave,
ishte duke punuar në ripërtritjen e reputacionit pas tërheqjes së afro 8
milionë veturave në mbarë botën, për shkak të gabimeve në ndërruesin e
shpejtësisë dhe mangësive të tjera.
| 01.07.2010
)]
[/url]