Policia
e Kosovës, në kuadër të Drejtorisë Rajonale-Pejë, gjatë një hetimi disa
ditorë të kryer nga njësitet e hetuesisë së stacionit policor Deçan, ka
arritur te arrestojë tre persona të dyshuar nën dyshimin e bazuar se
kanë kryer 37 vepra penale të vjedhjes përgjatë vitit 2010 në rajone të
ndryshme të Kosovës.
Personat e arrestuar janë: 1. N. Sh.---Viti i lindjes 1969, nga
KK-Lipjan, 2. H. A.----Viti i lindjes 1968, nga KK-Lipjan, 3. S.
A.-----Viti i lindjes 1978, nga KK-Lipjan
Gjatë hetimeve operative dhe kontrolleve të bëra nga njësitet
policore është arritur të konfiskohet vetura e personave të dyshuar e
përfshirë në rast si dhe një sasi e kabllove elektrike, dhe dëshmi
tjera që dyshohet të jen vjedhur në një depo të një kompanie
private.Policët e Njësitit të Hetuesisë pran Stacionit Policor në
Deçan, gjatë vazhdimit të hetimeve të përbashkëta me stacionet policore
të rajoneve tjera, kanë mbledh prova dhe dëshmi ku dyshohet se të
dyshuarit kanë kryer vjedhje edhe në qytete të tjera të Kosovës.Gjatë
intervistimit të dyshuarve nga hetuesit policor, njëri nga të dyshuarit
ka pranuar se ky grup gjatë vitit 2010 i ka kryer 37 vepra penale -
vjedhje nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe për këtë njësitet
relevante të policisë së Kosovës po vazhdojnë hetimet.Të dyshuarve iu
është caktuar paraburgimi nga Gjykata Komunale e Deçanit, në kohëzgjatje
prej 30 ditëve.
]