Gerry Burks është babai më i vjetër në Britani. Është në një moshë që do të dukej çudi për këdo që do dëgjonte këtë. Vetëm disa javë para ditëlindjes së 75-të ai u bë baba i djalit të vogël Ryan, fëmijës së dytë me bashkëshorten 34 vjeçe më të re se ai, Dawn. Ky 74-vjeçar beson se për vitalitetin në këtë moshë të shtyrë meritore është dashuria e bashkëshortes, mënyra e shëndetshme e jetesës dhe shumë banane. Gerry me bashkëshorten Dawn, i martuar më 2003, kanë edhe një djalë gjashtëvjeçar Danielin. Ata dy u njohën më 1994 në Loth dhe një kohë të gjatë kanë qenë fqinjë dhe miq. Me kohë miqësia u shndërrua në dashuri dhe ata vendosën të martohen.