Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Udhëtimet me avion; brenda dy viteve, sedilje në këmbë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Udhëtimet me avion; brenda dy viteve, sedilje në këmbë Empty
MesazhTitulli: Udhëtimet me avion; brenda dy viteve, sedilje në këmbë   Udhëtimet me avion; brenda dy viteve, sedilje në këmbë Icon_minitimeSun Jul 04, 2010 4:00 am

Udhëtimet me avion; brenda dy viteve, sedilje në këmbë Sedilje-kembe1Londër -
Kompania ajrore britanike "Ryanair" njoftoi sot se do të prezantojë së
shpejti sedijen ku njerëzit gjatë udhëtimeve të shkurtra me avion të mos
ulen por vetëm të mbështeten.

Të udhëtosh në "ndenjëset vertikale" të pajisura
me mbështetëse për shpatullat dhe një rrip sigurimi do të kushtojë rreth
4 euro, deklaroi drejtori i linjës me çmime të ulëta, Michael O'Leary,
gjatë një interviste për një program që do të transmetohet sot në
mbrëmje nga televizioni ITV.

Plani është që në 10 rreshtat e
fundit të avionit të hiqen ndenjëset dhe dy kabina tualeti për të
krijuar hapësirën e nevojshme për 15 rreshta me mbështetëse vertikale,
tek të cilat mund të qëndrojnë 50 persona.

Megjithëse kjo
ide është dëgjuar me skepticizëm nga autoriteti britanik i aviacionit
civil, sipas të cilit vendet në këmbë nuk do t'i kalojnë me sukses
testet e sigurisë, kompania ajrore ngul këmbë. "Jemi të bindur se vendet
e reja do t'i kalojnë testet. Boeing arriti ta dërgojë njeriun në hënë
dhe besoj se do të arrijë t'i bëjë këto ndenjëse të suksesshme",
deklaroi zëdhënësi i kompanisë "Ryanair", Stephen McNamara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Udhëtimet me avion; brenda dy viteve, sedilje në këmbë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anketë me qytetarë, Maqedonia në BE brenda dy-tre vjetësh
» Gramsh, gjendet e vdekur brenda banesës 30-vjeçarja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ARGETIM DHE ZBAVITJE :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions