Gramsh – Një
30-vjeçare është gjetur e vdekur sot në mëngjes brenda banesës së saj në
qytezën e Gramshit.
Policia tha se shtetësia Mira Kabashi, 30-vjeç,
nënë e tre fëmijëve është gjetur e pa jetë nga familjarët e saj.
Për
ngjarjen, familjarët kanë lajmëruar policinë nga ku kanë nisur hetimet
për të zbardhur shkaqet e vdekjes. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes,
por viktima po kontrollohet nga mjekët ligjor për të përcaktuar
rrethanat e vdekjes së saj.