Një
aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në rrugën
Prishtinë-Pejë, me ç’ rast ka vdekur një person, ndërsa tetë të tjerë
janë lënduar rendë e lehtë, njofton Policia e Kosovës nga Peja. Isa
Veselaj, 40 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa 8 persona tjerë janë lenuar
rëndë e lehtë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të shtunën
rreth orës 19.00, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin
Gllarevë të Klinës. Sipas zyrtarit për media në Drejtorinë Rajonale në
Pejë, Zeqir Kelmendi, në ketë aksident me fatalitet kanë qenë të
përfshirë një veture Mercedes dhe një automjet transportues (kamionetë)
me targa vendore. I vdekuri është nga fshati Gllarevë i Klinës, dhe ka
qenë teknik medicinal në QKMF-në “ Nënë Tereza” në Klinë, ndërsa të
lënduar kanë mbetur edhe motra e tij dhe fëmijët e saj. Në mesin e të
lënduarve janë 3 fëmijë. Ngasësi i kamionetës, një 18-vjeçar nga komuna e
Malishevës, është ndaluar nga policia më urdhër të Prokurorit.
Aksidenti është në procedim nga Njësiti i Hetuesisë i Trafikut Rajonal
të Pejës./b.s.