Zagreb – Një
fëmijë 4 vjeç i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, megjithëse ka rënë nga
kati i gjashtë i një ndërtesë në Zagreb të Kroacisë.
Mediat kroate njoftojnë se 4-vjeçari u rrëzua sot
nga rreth 15 metra, por shpëtoi falë një peme të vogël dekorative në
formë shkurreje, që amortizoi rënien.
“Gjithçka ndodhi në pak
sekonda, ndërkohë që bashkëshortja ime ndodhej në tualet. Fëmija ynë
duke ecur këmbadoras u afrua tek dritarja u përkul dhe më pas ndodhi
tragjedia", deklaroi babai i foshnjës.
Fëmija i indentifikuar
me inicialet N. M., ra mbi një pemë dekorative në formë shkurreje që
ndodhej në hyrje të ndërtesës duke pësuar vetëm një frakturë në këmbë,
ndërkohë që një fqinj menjëherë njoftoi shërbimin e urgjencës.