Lushnjë –
Banorët e fshatit Kolonjë të Lushnjës kanë dalë në protestë sot në
mbrojtje të 19-vjeçarit, arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për
dhunimin seksual të vajze 9-vjeçare.
Sipas banorëve, nuk është 19-vjeçari autor i
ngjarjes dhe nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë policia duhet të mbajë
përgjegjësinë e saj pasi e ka dëmtuar publikisht të riun.
Banorët
kanë akuzuar forcat e rendit se kanë arrestuar të riun në mënyrë të pa
drejtë dhe se kanë kërkuar drejtësi për këtë rast. Ata kanë protestuar
para komunës Kolonjë, duke i kërkuar kreut të saj të ndërhyjë për
ngjarjen.
I arrestuari F. Hoxha, aktualisht ndodhet në dhomat e
paraburgimit të policisë në qytetin e Lushnjës. Vajza e vogël e dhunuar
ndodhet ende në spitalin Universitar në Tiranë.