Shtetet
e Bashkuara të Amerikës kremtojnë përvjetorin e 234-të të shpalljes së
pavarësisë. Në Uashington mijëra vetë mblidhen në Parkun Kombëtar për të
festuar me parada, këngë dhe fishekzjarrë e koncerte, ndërsa ekrane
gjigante janë vendosur në shumë pika nga ku festimet mund të ndiqen nga
kushdo.
Veprimtari të tjera do të kryhen në gjithë vendin. Në deklaratën e
presidentit Barak Obama me rastin e 4 Korrikut, thuhet se këmbëngulja
dhe guximi i themeluesve të këtij vendi përballë vështirësive e
problemeve bën themelet e SHBA-ve.
Presidenti amerikan falënderoi burrat dhe gratë në forcat e
armatosura, të cilat shërbejnë nëpër botë dhe shprehu nderim dhe respekt
për ata që kanë dhënë jetën e tyre në krye te detyres.