Sipas
informacioneve të fundit, gjyqtarët kanë vlerësuar se Selia e Shenjtë
mund të konsiderohet përgjegjës për veprimet e priftërinjve pedofilë.Gjykata
e Lartë në SHBA, në ditën e fundit të sesionit, ka hequr pengesën e
fundit për gjykimin civil ndaj Vatikanit, për një çështje pedofilie në
Oregon. Sipas informacioneve të fundit, gjyqtarët kanë vlerësuar se
Selia e Shenjtë mund të konsiderohet përgjegjës për veprimet e
priftërinjve pedofilë. “Vendimi i gjykatës është një përgjigje për
lutjet e mijëra të mbijetuarve të ngacmimeve seksuale të priftërinjve,
të cilët më në fund do të kenë një mundësi për të pasur drejtësi”,
thuhet ndër të tjera. Deklarata është bërë nga Jeff Anderson, avokati që
akuzon Vatikanin për çështjen e Orgegonit, të cilën Gjykata e Lartë
pranoi ta ekzaminojë.
Top ChannelBurimi:
Top Channel