E hanë, 05 Korrik 2010 09:33
|
E kërkojnë eksponentë të CDU-së dhe të CSU-së. Qeveria thotë jo:
“Ideja nuk dëshmon inteligjencë të veçant딓Jam në favor të testit të inteligjencës për emigrantët.
Duhen përcaktuar kritere për emigracionin që të mund të jenë vërtet të
dobishëm për shtetin tonë:përveç një shkollimi të mirë dhe një formimi
të përshtatshëm profesional, një tjetër kriter bazë duhet të jetë edhe
inteligjenca”.
Ky është propozimi shokues i lëshuar në fund të
qershorit të përditshmen Bild nga Peter Trapp, përgjegjësi berlinez i
politikës së brendshme të partisë Bashkimi Kristian-Demokrat, CDU, e
njëjta parti e kryeministres gjermane Angela Merkel.
Është i të njëjtës ide edhe kryetari i grupit në parlamentin europian
i partisë bavareze Bashkimi Kristian Social, CSU, Markus Ferber, sipas
të cilit “Kanadaja ka shkuar shumë më tej, duke pretenduar nga bijtë e
emigrantëve një koeficient intelektuar më të lartë se për shtetasit e
vet. Kriteret humanitare për bashkimin familjar nuk mund të mbeten i
vetmi motiv i vlefshëm për emigracionin në Gjermani”.
Arrin kështu
kulmin një debat i nisur ditët e mëparshme pas deklaratave mbresëlënëse
të socialdemokratit Thilo Sarrazin, anëtar i këshillit drejtues të
Bankës gjermane, sipas të cilit gjermanët “po bëhen mesatarisht më
budallenj” për shkak të ardhjes së emigrantëve nga “Turkia, Lindja e
Messme dhe e Largët dhe nga Afrika”. Sarrazin denonconte “një rritje të
grupeve të popullsive me nivele të ndryshme inteligjence”, dhunti që
sipas tij është e trashëgueshme në masën 80%.
Qeveria Merkel menjëherë ka mbajtur qëndrim ndaj këtyre deklaratave.
Zëdhënësi Christopf Steegmans ka hedhur poshtë pa mëdyshje hipotezën e
një testi integligjence për të huajt, duke shtuar që ideja “nuk dëshmon
inteligjencë të veçantë”. “Të marrësh për të mirëqenë që emigrantët janë
budallenj – ka shtuar Steegmans – është padyshim diskriminim”.