Fatjon Boss
Numri i postimeve : 215 Data e Regjistrimit : 29/06/2010 Vendodhja : Europa
| Titulli: Historia “mafioze” që fshihej pas Franc Konomit Thu Jul 08, 2010 8:35 pm | |
| 13:32 Dyshohej si një nga autorët e ekzekutimit me breshëri automatiku më 7 prill 1992 të Gaz Muçës, i vllai i të cilit ishte shprehur se do hakmerrej Burimi: ikub.al I ezkekutuari te "Ushtari i Panjohur", Franc Konomi konsiderohej si një nga vrasësit e kreut të bandës së "Rrugës Bardhyl", Gaz Muça, e pikërisht në këtë drejtim duket se është duke hetuar policia. Praktikisht, vrasje e sotme mendohet se ka ardhur për larje hesapesh të vjetra, përderisa Konomi, bashkë me Naim Zyberin, dyshohen (prokuroria asnjëherë s’ka pasur prova) si një nga autorët e ekzekutimit me breshëri automatiku të Muçës më 7 prill 1992 te zona e njohur si “Xhamlliku”. E gjitha kjo histori ishte një ngjarje e nisur rëndom, siç fillonin sherret e asaj kohe. Vëllai i Gazit, Taulanti, i kishte marrë pa leje motorin Francit dhe ky e kishte qëlluar me pëllëmbë. Më pas, Taulanti u ankua tek i vëllai, i cili në nxehje e sipër i kishte hakërryer në sy të të tjerëve se Franci do t´ia paguante shtrenjtë. Mirëpo në atë kohë kur Gazi betohej se do të hakmerrej ndaj ndonjërit, lajmi u morj vesh para se ai të mbaronte fjalinë mirë.... Për pasojë djemtë që deri dje kishin qenë miq, gjykuan ta vrisnim para se ai t’u bënte të njëjtën gjë. Që atë ditë, Land Muça ishte betuar se do të hakmerrej për vrasjen e të vëllait dhe se i njihte shumë mirë ekzekutorët. Pesë vjet më pas, ai hoqi qafe Tos Ketën, një nga miqtë e ngushtë të Naim Zyberit. Këtë e bëri, në pamundësi për të qëlluar Naimin, i cili qëndronte në “fortesën” e tij në zonën e “Trenit të Vjetër” së bashku me shumë djem lagjieje. Ndërkohë Naim Zyberi kishte krijuar edhe një hasëm të ri, Arben Grorin, të cilit i kishte vrarë të vëllanë Arturin. Land Muça duket se kishte “sigurinë” se një ditë Ben Grori do të merrte hak për vrasjen e të vëllait. Nuk zgjati shumë dhe më 6 gusht të vitit 1997 Naim Zyberi u vra nga Ben Grori në spitalin San Paolo të Milanos, pasi më parë thjesht e kishte plagosur në një atentat. Gjatë kësaj kohe, Franc Konomi ishte larguar së pari në Gjermani e më pas ka shëtitur nëpër shtete jashtë Shqipërisë, pikërisht për t’iu shmangur hakmarrjes. Por ja që një nga shfaqjet e tij të fundit në kryeqytetin shqiptar, pas plot 18 vjetësh "fshehjeje", ka qenë fatale. Franc Konomi njihet si një ish-stampist, më pas i shndërruar në një prej "të fortëve" të viteve ’80-‘90 qe vepronte nga zona e Rrugës së trenit e deri te Pastiçeri Flora. Gjithashtu ka qenë për një farë kohe edhe pjestar i bandës së famshme të Rrugës Bardhyl. | |
|