11 Kor
"Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë”.
Burimi: ikub.al
Kryeministri Sali Berisha ka perkujtuar 15 vjetorin e masakrës së Srebrenicës me anë të një mesazhi i cili u publikua në faqen zyrtare të Kryeministrise.
Më poshtë vijon mesazhi i plotë i shefit të ekzekutivit:
“Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë.
Sot është 15 vjetori i barbarisë më të pa parë, genocidit më të egër, më mizor, të pasluftës së dytë botërore, masakrës masive të Srebrenicës, në të cilën mbi 8 mijë civilë, burra, gra, fëmijë, të vendosura nën mbrojtjen të trupave të OKB, u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviçit e Mlladiçit, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar.
Sot, në këtë përvjetor zije, dhimbja, përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes së njerëzimit, për këto mijëra e mijëra jetë të pafajshme, të marra mizorisht, janë më të mëdha se 15 vjet më parë. Kjo sepse ende autori kryesor, kryexhelati i këtij gjenocidi, Radko Mlladiç dhe shumica e xhelatëve të saj gjenden të lirë.
Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë”.