Fatjon Boss
Numri i postimeve : 215 Data e Regjistrimit : 29/06/2010 Vendodhja : Europa
| Titulli: Shkup-Athinë, ESI propozon zgjidhje Mon Jul 12, 2010 1:13 am | |
| Fondacioni “Iniciativa Evropiane për Stabilitet” (ESI), në një propozim të fundit, ofron mundësinë e zgjidhjes për kontestin rreth emrit të Maqedonisë. ESI ofron si zgjidhje të mundshme një amendament në Kushtetutën e Maqedonisë, në të cilin duhet të thuhet se “të gjitha referencat për Republikën e Maqedonisë në këtë Kushtetutë do të zëvendësohen me emrin e kompromisit ditën që vendi do t’i bashkohet Bashikimit Evropian”. Nga ana tjetër, propozimi i ofruar nga ESI parasheh që Greqia të lejojë futjen e Maqedonisë në NATO me emrin ish-Republika Jugosllave e Maqedonsië – emër me të cilin njihet në OKB. | |
|