Ansambli “Lidhja e
Prizrenit” gjatë muajit qershor dhe korrik do të marrë pjesë në tri
festivale. Drejtori i këtij Ansambli Jeton Qafleshi, në njoftimin e tij
për media, theksoi se falë një pune të madhe dhe një përkushtimi serioz
të të gjithë anëtarëve të ansamblit është krenaria e qytetit të
Prizrenit. Festivali i parë në të cilin mori pjesë AKV “Lidhja e
Prizrenit” është festivali burimor mbarëkombëtar “Sharri këndon” që
organizohet në Tetovë nga data 24 deri 26 qershor. Në këtë festival nga
ky ansambël Kosova u përfaqësua, krahas shumë grupeve nga Shqipëria e
Maqedonia, me ç'rast nga grupi i veteranëve dhe valltarëve tjerë, u
paraqitën me vallet autoktone nga Rajoni i Prizrenit. Festivali i tretë
në të cilin “Lidhja e Prizrenit” do të përfaqësojë Kosovën është
festivali ndërkombëtar, “Shkupi 2010” i cili do të mbahet nga 30
qershori deri me 5 korrik. Në këtë festival marrin pjesë grupet
folklorike nga Maqedonia, Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Mali i zi,
Bosnja, Italia, Kroacia, Egjipti dhe Izraeli, ndërkohë që në këtë
festival, “ Lidhja e Prizrenit”, pritet ta përfaqësojë denjësisht
traditën tonë.