Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sejdiu: Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Sejdiu: Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-së Empty
MesazhTitulli: Sejdiu: Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-së   Sejdiu: Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-së Icon_minitimeTue Jun 29, 2010 1:50 am

Presidenti i
Republikës së Kosovës, dhe Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së
Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mori pjesë në ceremoninë e gradimit të
kadetëve të Qendrës për Studime Universitare – Gjenerata 2010, ceremoni
që u mbajt në Kazermën e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në
Ferizaj.
Presidenti Sejdiu, duke iu drejtuar të pranishmëve,
tha se ndihet i nderuar edhe si Presidenti i vendit, edhe si Komandant
Suprem i FSK-së, për progresin e shënuar dhe arritjet e shpejta që i ka
bërë kjo forcë.

“Jam i nderuar që të marrë pjesë sot në këtë ceremoni të mirë, të
përfundimit të një cikli të rëndësishëm të aftësimit të juaj profesional
si kadetë, oficerë të rinj të forcës së Sigurisë së Kosovës. Në
cilësinë e Komandantit Suprem të Forcës së Sigurisë së Kosovës, më
lejoni të them se derisa fillimi ka qenë i vështirë, unë them se
shpejtësia ka marrë hovin me kualitet. Ajo që keni bërë në përgatitjen e
brezit të ri sidomos në bashkëpunim edhe me universitete të
reputacionit, është rruga më e mirë e aftësimit të kuadrit të ri
komandues të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu.
Sejdiu: Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-së 28_06_2010_FSK
Presidenti Sejdiu, duke folur për zhvillimet e dukshme që ka bërë
Forca e Sigurisë së Kosovës, ripërsëriti kërkesën e tij edhe njëherë që,
qoftë edhe vetëm simbolikisht, Kosova të marrë pjesë në operacionet
paqësore të NATO-s.

“Për mua është vërtet një ditë e nderit të madh për Kosovën. Ju jeni
mesazh për familjet, për rrethin, për shokët, për Forcën e Sigurisë së
Kosovës dhe jeni mesazh po ashtu paralel i gatishmërisë së Kosovës, që
të participojë siç edhe kam kërkuar shumë herë edhe në cilësinë e
Presidentit të vendit, por, edhe të Komandantit Suprem që qoftë edhe
simbolikisht, Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-së”,
vijoi më tej Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu tha se kemi modelin e mirë para vetes, modelin e
zhvillimit të atyre që ishin dhe janë mburojë e rëndësishme e Kosovës,
partnerët tanë NATO-ja, dhe kjo qasje e rritës dhe e zhvillimit të
Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pikërisht e përputhur dhe e lëvizur
fuqishëm në këtë partneritet.

“Gjithmonë e kam thënë, se krahas guximit, vetëmohimit e sakrificës
është e nevojshme gjithmonë që bashkë me këtë të jetë e mishëruar dija,
profesionalizmi dhe përgatitja e thellë psikologjike e të gjithë juve. E
di shumë mirë, se nesër jo vetëm se do të jeni kuadër komandues në
procese të mira të rritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës, por, do të
bartni po ashtu esencialisht mirë frymën profesionale tek brezat që
vijnë pas jush dhe do të jeni mesazh i mirë , i ecjes dhe i zhvillimit
të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur”, shtoi Sejdiu.

Shembull, i mirë për veprim dhe angazhim, kemi NATO-n, me të cilën do
të bashkëpunojmë deri në anëtarësim, por natyrisht edhe pas
anëtarësimit.

“E kemi dëshiruar dhe e dëshirojmë gjithmonë, paqen, stabilitetin dhe
bashkëpunimin me gjithë vendet e rajonitdhe bashkëpunimin gjithmonë
deri në anëtarësim të plotë dhe me anëtarësimin me ecje të suksesshme me
NATO-në. Prandaj, them se nuk do të mbeteni vetëm në rolin e ushtarakut
po e marrim këtë kushtimisht, do të jeni njerëz që do të dini të punoni
me dijeni të thellë në fushat që keni zgjedhur të nevojshëm për Forcën e
Sigurisë së Kosovës, për të qenë ndihmëtarë të proceseve për ndërtimin
dhe zhvillimin e Kosovës, në pjesën edhe të jetës publike apo civile.
Kjo është komponentë që e ka pasur NATO-ja, nuk kanë mbetur këta njerëz
të vendeve të ndryshme të botës vetëm në pjesën e mburojës fizike dhe
psikologjike të Kosovës dhe të integritetit të saj, por kanë qenë akterë
të rëndësishëm për gjithë hapësirën e Kosovës, për të gjitha
komunitetet, të ndërtojnë infrastrukturë, të japin shansin për
perspektivë, të japin shansin për jetë, prandaj e di se këtë do ta bëni
më së miri”, tha Presidenti Sejdiu.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti Sejdiu dha një falënderim të
veçantë për prindërit dhe familjarët e të diplomuarve, për mbështetjen
dhe përkrahjen e fuqishme që u kanë dhënë këtyre të rinjve, të cilët sot
e kurorëzuan këtë me diplomim. “Një falënderim shumë të madh për
prindërit dhe familjarët tuaj. Ata, kanë ditur t’u ndihmojnë të mbërrini
stadin kur e keni vendosur me vullnetin tuaj, por, është edhe vullnet i
përbashkët. Ju jeni njerëz që do të jeni shembull i mirë për të gjithë,
por, shembull i mirë edhe për moshatarët e juaj”, tha Presidenti
Sejdiu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Sejdiu: Kosova të marrë pjesë në operacionet paqësore të NATO-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sejdiu-Beogradit: Distancohu nga stimulimi i dhunës
» Kosova në festivalin “Shkupi 2010”
» Sejdiu dhe EULEX dënojnë sulmin ndaj deputetit Miletiç
» Bler: Kosova të jetë shtet i suksesshëm
» Itali: Shqiptari nga Kosova, rrihte gruan, prangoset

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Politika shqipetare-
Kërce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions