Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumHomeLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Korçë, çelet Muzeu Natyror i Artit Modern

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
Fatjon


Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

Korçë, çelet Muzeu Natyror i Artit Modern Empty
MesazhTitulli: Korçë, çelet Muzeu Natyror i Artit Modern   Korçë, çelet Muzeu Natyror i Artit Modern Icon_minitimeThu Jul 01, 2010 9:26 pm

Korçë, çelet Muzeu Natyror i Artit Modern Arti_modern1Me
Simpoziumin e Tretë të Skulpturës që organizohet në qytetin e Korçës dhe
me vendosjen e veprave të reja të artit që po krijohen aktualisht në
natyrë, shkon në 24 numri i skulpturave të cilat janë të vendosura në
parkun “Rinia” dhe në lulishtet e qytetit juglindor.

Tetë skulptura të reja të konceptuara në artin
modern do t’i shtohen ansamblit të skulpturave që mbajnë autorësinë e
artistëve të huaj. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, ka bërë
të ditur se menjëherë pas përfundimit të Simpoziumit të Tretë të
Skulpturës në Korçë do të përurohet muzeu natyror i artit modern, ku
pjesë e tij do të jenë pikërisht të gjitha skulpturat e këtyre tre
edicioneve.

Sipas tij, shtimi i numrit të skulpturave nuk përbën
asnjë problem për zënien e ambienteve të gjelbëruara të qytetit. Edhe
pse bëhet fjalë për një numër të madh skulpturash që kanë tematikë të
ndryshme dhe vijnë me stile të larmishme, nisur nga fakti se punohen nga
autorë të ndryshëm që sjellin edhe kulturën e vendeve të tyre, kryetari
i bashkisë thotë se që në fillim të projektit për këtë simpozium
ndërkombëtar, është planifikuar që skulpturat të vendosen në natyrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Korçë, çelet Muzeu Natyror i Artit Modern
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekspozitë e artit kosovar në Muzeun Kombëtar
» Gjethet e ullirit, armiku natyror i obesitetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ARTI DHE KULTURA :: Arti Shqipetare-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions