Johanesburg
- Thulani Ngcobo, tifoz i zjarrtë futbolli, ka hyrë në librin e
rekordeve “Guinness” në kategorinë e “njerëzve që kanë parë më shumë
ndeshje të një kampionati botëror futbolli”.
29-vjeçari ka qenë i pranishëm në nëntë stadiume,
në tetë qytete të ndryshme dhe ka kaluar 1800 minuta (30 orë) duke parë
këto ndeshje. Ai e mori çmimin pasi kishte parë edhe ndeshjen e 21-të,
atë mes Kilit dhe Spanjës.
Ngcobo tha se qëllimi i tij është të
shohë 38 ndeshje deri në fund të kampionatit botëror, më 11 korrik. Deri
në fund të këtij rrugëtimi ai do të bëjë 17 mijë kilometra dhe do të
kalojë 3400 minuta (56,6 orë) në 10 stadiume dhe në nëntë qytete, ku
luhen ndeshjet e Kupës së Botës.