Tiranë
- Një shtetase serbe nga Mali i Zi ka gjetur vdekjen në banesën e një
diplomati malazez në kryeqytetin shqiptar.
Sipas policisë ka qenë vetë diplomati që ka
dorëzuar trupin e pajetë të mikeshës së tij.
Policia nuk jep
shumë detaje mbi ngjarjen, ndërsa hetimet vazhdojnë. Dyshimet e para
bëjnë fjalë se gruaja mund të ketë pësuar një atak kardiak. Emri i
diplomatit nuk bëhet i ditur, kurse viktima quhej Milojka Brajoviç.