Tiranë
- Një 24-vjeçar është plagosur pasditen e djeshme në një lokal pranë
Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.
Persona të panjohur, hynë në lokal dhe pasi
qëlluan të riun u larguan menjëherë pa u arritur arrestimi I tyre.
Policia
njofton se 24-vjeçari, Roland Ndokaj, pas dërgimit në Spitalin Ushtarak
është jashtë rrezikut për jetën.