Fatjon Boss
Numri i postimeve : 215 Data e Regjistrimit : 29/06/2010 Vendodhja : Europa
| Titulli: 54 për qind e të papunëve janë të rinj Thu Jul 08, 2010 12:49 am | |
| Ekspertët thonë se situata e zymtë ekonomike dhe papunësia e lartë tek të rinjtë është një bombë me sahat për shoqërinë e vendit që mund të ketë pasoja për shtimin e veprave kriminale. Papunësia e lartë, mungesa e një perspektive për të ardhmen tek të rinjtë si dhe mungesa e strategjive qeveritare për një mirëqenie më të mirë në vend përbëjnë rrezik për të ardhmen e brezave të rinj. Shqetësimi për papunësinë që ka përfshirë të rinjtë është shprehur edhe në raportet e fundit të KE-së, ku thuhet se gjysma e të rinjve të papunë, ose 54 për qind janë të moshë së re. Rritja e papunësisë, posaçërisht tek të rinj është një nga tetë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian si kushte për fillimi e negociatave dhe integrimin e vendit në familjen evropiane. Edhe përkundër apeleve që vijnë nga Brukseli, Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka qenë e pa aftë për shënuar progres në këtë drejtim. Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim në Maqedoni janë të evidentuar 349 063 të papunë, ndërsa jo zyrtarisht flitet kjo shifër të jetë shumë më e madhe. Ekspertët thonë se situata e zymtë ekonomike dhe papunësia e lartë tek të rinjtë është një bombë me sahat për shoqërinë e vendit që mund të ketë pasoja për shtimin e veprave kriminale. Eksperti dhe studiuesi i këtyre fenomeneve shoqërore, prof.dr. Metush Sulejmani deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se papunësia, gjegjësisht faktori ekonomik ndikon direkt në rritjen e kriminalitetin në shoqëri. “Rritja e kriminaliteti si dukuri sociopatologjike ndikohet nga shumë faktor, por më peshë më të madhe në paraqitjen e tij ka faktori ekonomik. Shifrat alarmante të papunësisë tek të rinjtë do të ndikojnë që në të ardhmen të shtohen veprat kriminale në vend”, ka theksuar sociologu Sulejmani. Për pjesën dërrmuese të rinisë në Maqedoni është pothuajse e pamundur të gjeje një vend punësimi, andaj edhe e ardhmja e tyre e paqartë çon drejt sfidave jo shpresëdhënëse. (ina) | |
|