Fatjon Boss
Numri i postimeve : 215 Data e Regjistrimit : 29/06/2010 Vendodhja : Europa
| Titulli: S’janë të gjithë personat alergjikë Thu Jul 08, 2010 12:58 am | |
| Llogaritet se afër 10-20% e të rriturve janë alergjikë në ushqim. Megjithatë, një studim i ri gjerman ka treguar se çdo i dyti person i cili konsiderohet se është alergjik në një lloj të ushqimit, në fakt nuk është. Shkencëtarët kanë analizuar 419 persona të dyshimtë se kanë alergji. Me ç’rast me llogaritjen e përqendrimit të antitrupave specifikë është vërtetuar se vetëm gjysma e tyre kanë qenë alergjikë. Këto rezultate tregojnë se sa rëndësi ka diagnoza e saktë në ushqim, me qëllim që të pengohet shmangia e panevojshme e atij lloji të ushqimit për të cilin dyshohet se individi është alergjik. Alergjenët më të shpeshtë ushqyes janë të pranishëm në gluten, peshk, guaska dhe gaforre, kikirikë, sojë, qumësht etj. | |
|